Kryetari i forumit rinor të PD-së në Shqipëri, Belind Këlliqi, ka thënë Policia e Shtetit ka ndryshuar versionin e saj për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një polic.
Ai tha se i riu u vra vetëm pse s’kishte maskë dhe se nuk kishte para që t’i shmangej dënimit, njofton Klan Kosova.
“Dita e ndejshme u kthye në mort dhe sot pati një revoltë të rinisë së Tiranës për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës. Ai është vrarë me plumb prapa koke. Në komunikatën e parë të Policisë së Shtetit dyshohej se mbante armë zjarri në dorë dhe që ka rezultuar e pavërtetë. Pastaj kanë thënë se është gjetur 100 metra më larg arma duke thënë se ai e ka hedhur derisa vraponte”.
“Policia e shtetit ka humbur misionin e saj për të garantuar mbrojtjen fizike të çdo qytetari të vendit. Kjo që ka ndodhur është me të vërtetë fytyra e Policisë dhe niveli ku ka degraduar ajo nën drejtimin e Sandër Lleshajt”.
Anëtari i PD-së hodhi akuza edhe për kryeministrin Edi Rama që nuk e bëri asnjë reagim për këtë rast të ndjeshëm.
“Rama ndodhet në vizitë turistike në SHBA. Ka thënë se ka shkuar për vaksinën kundër COVID-19, por në rrjetet sociale poston fotografi nga qendra tregtare dhe galeri. Ai ka gjetur kohën që të reagojë kur në Amerikë u vra George Floyd, me të drejtë është solidarizuar, por nuk e gjen kohën të reagojë për humbjen e një 25 vjeçari të vendit të tij që u vra në rrugë të kryeqytetit”.
Këlliqi në Klan Kosova shtoi se protesta ku ka marrë pjesë edhe ai nisi e qetë, por se në rrjete sociale pati ftesë për një pjesëmarrje masive – të cilës iu përgjigjen një numër të rinjsh.
Për policët e lënduar, njëri prej të cilëve rrezikon humbjen e syrit, Këlliqi ka thënë se revolta nuk është e orientuar te pjesëtarët e Policisë së Shtetit, por se po bëjnë thirrje që ata “të kthehen në misionin e tyre”.
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...