Google ADS

Zyrtari belg për azilin arrin në Tiranë 24 orë pas rekomandimit për negociatat

14:02 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Vetem 24 orë pas marrjes zyrtare të rekomandimit për mundësinë e nisjes së negociatave kanë mbërrëitur në zyrën e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, përfaqësusit belgë të Azilit dhe migracionit.

Duket se kërkesa kryesore e përfaqësuesve të Brukselit ka qënë ndikimi i qeverisë për të ndaluar emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve në vendet e BE-së.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti në një takim Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken, thuhet në njoftimin MB. Gjithashtu, sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit lidhur me frenimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit. Në takim u diskutua për masa dhe iniciativa konkrete në të ardhmen në këtë fushë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme