Google ADS

Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, kritik për të ardhmen e Shqipërisë

21:17 | 8 Janar 2025
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim zëvendës Sekretarin e Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma në Tiranë.

Verma me anë të një postimi në platformën X ka falënderuar Ramën për pritjen e afganëve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës ndërsa shton se mbështesin integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ku e kam falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë mbështet Shqipërinë drejt rrugës europiane”, ka shkruar Verma./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme