Shaban Canaj përfaqëson 18 banorë të një pallati, në të cilin njëri prej tyre ka ndërhyrë në objekt duke kryer punime, që sipas tij kanë prekur sigurinë e ndërtesës.
Prej dy vitesh, ai e ndjek çështjen duke përcjellë shkresa drejt institucioneve. Por ai nuk është jurist dhe nuk di si të veprojë më tej, në mënyrë që të dëgjohet.
Së fundmi ka mësuar se në Ministrinë e Drejtësisë funksionon Zyra për Ndihmë Ligjore, e për këtë kërkon t’i tregohet rruga që duhet të ndjekë më tej.
“Nuk do të doja një betejë gjyqësore, për anën psikologjike, nëse mendojmë se ai do të jetë nesër fqinji ynë, nëse mendojmë shpenzimet e të tjera. Por ne jemi në një situatë rreziku, prandaj kërkoj një zgjidhje që nuk po e gjej gjëkundi”, tha Shaban Canaj.
Andia Dragoi, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, thotë se në Zyrën e Ndihmës Ligjore, qytetarët kërkojnë kryesisht ndihmë për çështjen e regjistrimit të pronave, por më së shumti për pensionet.
“Qytetarët janë të paqartë lidhur me procedurat që duhet të ndjekin në lidhje me prezantimin e kërkesës për kthimin e pensioneve, të cilat janë për një pjesë të pamarra, apo për një pjesë që duhet kërkuar nga fillimi numërimi i viteve që ata kanë humbur”, thotë Andia Dragoi, këshilltare.
Por jo të gjithë kërkojnë mendime juridike, që i udhëzojnë ku të trokasin. Zef Përgega, 73 vjeç, nuk ka mundësi ekonomike të paguajë një avokat civilist.
“Tani duhet të plotësoj një formular se nuk kam prona, sa pension marr apo s’marr fare”, shprehet Zef Përgega./Top Channel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...