Zvicra masa të reja ndaj COVID-19: Prej 20 gushtit të gjithë qytetarët që vijnë nga Shqipëria karantinohen 10 ditë

21:57 | 18 Gusht 2020
A. B.

Zvicra ka vendosur regjimin e karantinës për qytetarët që vijnë nga jashtë shtetit të tyre. Pikërisht autoritetet shëndetësore zviceriane kanë bërë një listë me vendet me risk të lartë të COVID-19.

Tashmë për të hyrë në Zvicër nuk mjafton testi negative i COVID-19, por duhet një karantinë 10- ditore, dhe duhet njoftuar brenda 2 ditësh mbërritja në kantonin përkatës, ose në të kundërt karantina do të jetë e plotë 2 javore.

Në rast se personat në fjalë nuk karantinohen atëhere gjoba do të jetë 10 mijë franga. Mes vendeve për të cialt bëhet fjalë është dhe Shqipëria, që do të thotë se nga data 20 gusht kur hyn në fuqi edhe regjimi i ri.

Ka dhe një kusht tjetër në këtë karantinë, ajo nuk përfshin pasagjerët që kanë kaluar tranzit në vendet e publikuara në listë dhe nuk kanë qëndruar më shumë se 24 orë në vendet e riskuara, por nëse kanë qenë në 14 ditët e fundit në një nga vendet të cilat Zvicra i quan me risk të lartë të koronavirusit, atëhere qytetarët shkojnë në karantinë.

LISTA

Shqipëria
Andorra
Argjentina
Armenia
Aruba
Bahamas
Bahrein
Belgjika
Belize
Bolivia
Bosnja dhe Herzegovina
Brazil
Kape Verde
Kili
Kolumbia
Kosta Rika
Dominican Republic
Ecuador
El Salvador
Eswatini (Swazsiland)
Faroe Islands
Gibraltar
Guam
Guatemala
Honduras
India
Iraq
Israel
Kazakhstan
Kyrgyzstan
Kosovo
Kuwait
Luxembourg
Maldives
Malta
Mexico
Moldova
Monaco
Montenegro
Namibia
North Macedonia
Occupied Palestinian Territory
Oman
Panama
Peru
Qatar
Romania
Sint Maarten
Spain including the Balearic Islands (without the Canary Islands)
South Africa
Suriname
Turks and Caicos Islands
United States of America (including Puerto Rico and US Virgin Islands)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme