Qeveria zvicerane sapo ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e datës 24 gusht 2022, ka përcjellë për miratim në Parlament “Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës”, e cila u firmos më 18 shkurt 2022, në Tiranë, nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, Alain Berset dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, Delina Ibrahimaj, njofton kryeministri Edi Rama.
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.
Kuvendi i Shqipërisë e ka ratifikuar këtë marrëveshje në 22 korrik dhe pas ratifikimit nga Parlamenti i Zvicrës hapet rruga për fillimin e zbatimit të marrëveshjes./TCH
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...