Pasi Shqipëria vendosi të strehojë 20 nga 150 emigrantë që janë bllokuar në Itali, reagon edhe arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezes Metropolitane Tiranë – Durrës Imzot George Frendo.
Ai i ka dërguar një letër falenderimi Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, për pranimin e 20 emigrantëve të bllokuar në një anije në Katania.
Imzot Frendo thotë se Shqipëria ka thënë një shembull të mirë për vendet e BE.
Letra e Imzot Frendos drejtuar ministrit Bushati
Sot kam lexuar në gazetë se keni pranuar 20 refugjatë që ndodheshin në anijen e bllokuar në Catania. Ju uroj përzemërsisht për këtë gjest fisnik njerëzor. Kanë bërë një udhëtim të gjatë nga Eritrea, madje një udhëtim shumë të rrezikshëm. Megjithatë tani kanë fat se do të gjejnë strehim tek një popull shumë i njohur për shpirtin e tij mikpritës dhe bujarë.
Ju keni dhënë një shembull të mirë shumë vendeve të tjera që kishin më shumë mundësi dhe detyrë të pranojnë disa refugjatë, vende ne EU.
Më bënë shumë përshtypje fjalët tuaja: “Dikur ishim ne ata eritreanët, që vuajnë prej ditësh e netësh në mes të detit, në pritje që të zgjohet Evropa!” Janë fjalët që më kanë kujtuar fjalët e Biblës:“Mos e shfrytëzo as mos e shtyp të huajin, sepse edhe ju qetë të huaj në dheun e Egjiptit” (Dal. 22, 20), dhe: “Nëse jeton me ty i huaji në tokën tuaj, mos e shtypni; por le të jetë ndër ju si vendas dhe duaje si vetveten: edhe ju keni qenë të huaj në dheun e Egjiptit” (Lev. 19, 33-34).
Zoti bekoftë Shqipërinë për shpirtin e saj humanitar dhe mikpritës.
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...