Zonja e Parë e mbuluar me shami në vendet e shenjta

01:58 | 24 Prill 2017
Trina Galanxhi

Presidenti Nishani është për një vizitë disa ditore në Arabinë Saudite. Por, më shumë se në vizitë zyrtare, Nishani ndodhet në Arabinë Saudite për të kryer ritin e Umrës. 

Umra është një rit i myslimanëve, e cila ka të bëjë me vizitën e Qabes dhe Medinës në ditë të tjera përveç ditëve të Haxhit.

Kreu i shtetit ndodhet atje me Zonjën e Parë, Odeta Nishani dhe djalin e tyre, Ersin.

Më sipër mund të shihni foton familjare të presidentit Nishani të publikuara nga Gazeta Shqiptare, ku shihet edhe bashkëshortja e tij, e veshur me shami sipas riteve islame.

289886 289887

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme