Vera në Shkodër u shoqërua me zjarre.
Plot 80 raste më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, u shënuan gjatë muajve korrik-gusht.
Sipas shërbimit zjarrfikës, pjesa më e madhe u shkaktuan nga dora njeriut, ku një pjesë janë të qëllimshme e të tjerë nga pakujdesia.
“Një statistikë e thjeshtë, në muajin korrik dhe gusht 2019 kemi pasur 128 raste, kurse në periudhën korrik-gusht 2020 deri në ditën e sotme janë 207 raste, pra gati 80 raste më shumë. Nga këto zjarre fshihen shkaqe njerëzore. Nuk ka zjarr që lidh vetvetiu në Shqipëri, mund të jenë një në një milion. Por, a vijnë nga pakujdesia apo janë zjarrvënie të qëllimshme, i takon hetimit ta zbulojë”, shprehet Agron Dibra, shef i shërbimit zjarrfikës Shkodër.
Zjarrvënia e qëllimshme apo nga pakujdesia qoftë është vepër penale.
Por identifikimi dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve është një prej pikave ku puna e organeve ligjzbatuese ka patur mangësi.
Agron Dibra:“Mbetet problem puna e policisë, unë e kuptoj dhe vështirësinë e tyre pasi ai që vendos zjarrin largohet, por me statistika janë shumë dobët në kapjen e autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo jo”
Duke qënë se edhe shtatori parashikohet si një muaj problematik, shërbimi zjarrfikës bën thirrje që qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve për hapje të kullotave dhe të ruhet kurora e gjelbërt.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...