Zjarri vijon aktiv në Peshtan dhe Kreshpan

12:35 | 26 Korrik 2023
E.K

Zjarret në masive pyjore në zonën e Peshtanit dhe të Kreshpanit të Fierit vijuan edhe në mëngjesin e sotëm të së mërkurës. Era po favorizon përhapjen e flakëve, duke ndikuar dhe në riaktivizimin e vatrave të tjera.

Një vatër aktive gjatë 24 orëve ka marrë përhapje duke rrezikuar banesat në zonën e Krapsit, por falë ndërhyrjeve të mjeteve zjarrfikëse janë neutralizuar në kohë.

Në terren janë 6 mjete zjarrfikëse dhe po punojnë 80 trupa ushtarake. Në operacionin për shuarjen e zjarreve është helikopteri i ushtrisë Kugar.

Një shqetësim më vete për banorët dhe punonjësit zjarrfikës janë edhe shpërthimi i municioneve të armëve të të grabitura nga depot në trazirat e vitit 1997 dhe të fshehura në këtë zonë.

Ata janë konstatuar fare pranë rrugës Fier-Cakran. Nuk dihet nëse ka të tjera municione të fshehura, ndërkohë që situata nga zjarret vazhdon të jetë në alert./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme