Një bujtinë në fshatin turistik Theth të Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e së shtunës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Zjarri ka shkrumbuar pothuajse pjesën më të madhe të katit të sipërm të Bujtinës, ndërkohë që zjarrfikësja mbërriti me vonesë në vendngjarje për shkak të largësisë.
Bujtina e përfshirë nga flakët ndodhet në qendër të fshatit turistik.
Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit të energjisë elektrike.
Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar dhe banorët e zonës.
Është kërkuar madje dhe ndërhyrja nga ajri , por ka qenë e pamundur./A2CNN/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I