Pjesa veriperëndimore e qytetit të Elbasanit në Shqipëri kryesisht kurora e ullishtes, tashmë është nën pushtetin e flakëve.
Në terren zjarrfikësit, të ndihmuara edhe nga bashkitë fqinje, ekipet e emergjencave dhe banorë të zonës ndodhen aty dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Era dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarreve, në një territor të gjerë.
Zjarri nisi mesditën e kësaj të diele dhe po vijon prej disa orësh, ndërkohë pak momente më parë është shfaqur një tjetër vatër, sërish në ullishte pranë tregut agroushqimor.
Në këtë zonë ndërhyrja me mjete është e pamundur për shkak të terrenit.
E gjithë puna është e fokusuar me mjete rrethanore çka e bën më të vështirë punën në terren.
Mijëra rrënjë ullinj shekullorë tashmë janë djegur, ndërsa ky është zjarri më i madh që ka përfshirë ndonjëherë kullishten e Elbasanit./tch/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...