Zjarri pushton fshatin në Pogradec, tymi mbulon zonën

15:29 | 16 Shkurt 2023
A. B.

Flakët kanë përfshirë pyllin mbi fshatin Piskupat në Pogradec.

Tymi duket se ka mbuluar gjithë zonën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje.

Korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi bën me dije se rreth orës 13:30 janë njoftuar dhe zjarrfikësit.

Sipas informacioneve, ata janë nisur menjëherë bashkë me staf mbështetës nga pyjorja për të ndërhyrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme