Zjarri përfshinë pjesë të mëdha në zonën te tuneli i Kalimashit

22:00 | 9 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Shqipëria po vazhdon luftën me zjarret. Situata më e rëndë momentalisht është tek malet mbi tunelin e Kalimashit.

Siç shihet nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale zjarri ka përfshirë pjesë të madhe.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se një fshat i tërë afër Kalimashit është në rrezik.

Ndërkohë, autoritet e Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht kërkesë për ndihmë nga Shqipëria për shuarjen e zjarreve.

Një kontingjent i FSK-së është nisur të hënën në mbrëmje për në Shqipëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme