Pas orëve “luftë” me flakët, zjarri në malin e Shëngjinit është vënë krejtësisht në kontroll, por nuk është shuar plotësisht.
Gazetari i Report Tv, Julian Hila bën me dije se reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit. Dyshimet janë që zjarri ka qenë i qëllimshëm, për këtë arsye mësohet se janë ndaluar nga policia katër persona. Siç njoftoi, mbrëmjen e djeshme, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në terren kanë zbritur 200 efektivë të Forcave të Armatosuri me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë.
Në një prononcim të mëhershëm për Report Tv, banorët shprehen se kjo situatë po ndikon edhe në largimin e pushuesve nga kjo zonë turistike.
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...