Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë në Qendrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se zjarrfikësja dhe forcat e policisë po punojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë.
Ai shkruan se gjendja vështirësohet për shkak se në këtë ndërtesë ka edhe mjedise banimi në katet e sipërme.
“Një zjarr i madh në Qendrën Tregëtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan Balla.
Lufta bëhet më e zymtë për Kievin
“Po xhelozon keq”, Driloni ia thotë troç Sarës
Mbi 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE
Zhduket një gura në Ferizaj
Atentat në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet brenda makinës së...