Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me një vatër zjarri të rënë në zonën e Priskës, në Tiranë.
Në këtë reagim Meta shkruan se po e ndjek me shqetësim situatën e zjarrit. Ai u ka bërë thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.
Më tej Meta shton se për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore.
Reagimi i plotë i Metës:
“Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.
U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.
Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.
Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!”.
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut