Zjarri në Pogradec, shpërthejnë edhe bombolat e gazit në banesa

16:28 | 28 Dhjetor 2019
A. B.

Kati i pestë i një pallati të vjetër në qytetin e Pogradecit është djegur, ky është një kat shtesë ndërtuar nga ish kryebashkiakja e këtij qyteti para vitit 2000.

Zjarri ka zbritur deri në katin e katërt duke dëmtuar rëndë banesat. Ndërsa banorët aty raportojnë se ka patur edhe shpërthime bombolash gazi që e bënin të pamundur ndërhyrjen.

Ndërkohë zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë dhe e ka patur të vështirë të hyjë në zonën me shumë ndërtime.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme