Zjarri në Gjirokastër, Policia procedon penalisht 71-vjeçarin, dyshohet se ka ndezur zjarrin

21:43 | 9 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Policia ka proceduar penalisht një shtetas 71-vjeçar, pasi dyshohet se është shkaktari i aktivizimit të vatrës së zjarrit në fshatin Jerugat në Gjirokastër.

Më konkretisht policia ka proceduar shtetasin me inicialet E.G i cili dyshohet se ka vënë zjarr në kullotën e tij, ku u dogj 10 ha tokë, dhe më pas zjarri përfshiu sipërfaqe më të mëdha, shkruan shekulli.

Zjarri i cili është ndezur pasditen e sotme, doli jashtë kontrollit në zonën e quajtur Vuxho në Jerugat, nga i cili u rrezikuan disa banesa.

Për shuarjen e zjarrit në Jorgucat pati angazhim të një helikopteri Viva, forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë, por shiu i pasdites së sotme e eleminoi përfundimisht rrezikun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme