Zjarri masiv në Pogradec – Dy banesa do të rindërtohen, dy të tjerat do të restaurohen

17:42 | 5 Janar 2025
E.H

Zjarri masiv që përfshiu një një bllok banesash në qytetin e Pogradecit në Shqipëri ka dëmtuar shtëpitë e 4 familjeve, dy prej të cilave janë djegur totalisht.

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, ishte në zonë ku pa nga afër gjendjen e familjeve të dëmtuara. Kryefamiljarja e njërës prej banesave mes lotësh përshkruante situatën duke thënë se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar, pasi i kishin kërkuar familjarëve të 80-vjeçarit që të kujdeseshin për të pasi mund të shkaktonte një situatë të tillë. Ndërsa shtoi se ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve parandaloi një tragjedi, shkruan A2 CNN.

“Vetë e di si shpëtova, ta kalosh të të bjerë zjarri, çupa 4 vjeç djali 8 vjeç, nuk ka më keq se kaq. I mbajta fëmijët nën sqetull. Mirë që erdhi zjarrfiksja në moment, sa e morëm në telefon erdhë, mos ishin ata do ishte bërë katastrofë e madhe” tha gruaja.

Për këtë familje bashkia ka siguruar një banesë me qera ndërsa i moshuari është strehuar tek vajza e tij. Kryebashkiaku Xhakolli tha se po bëhen të gjjtha veprimet e nevojshme që sa më parë dy banesat e dëmtuara më shumë të kthehen në të banueshme, ndërsa dy të tjera do të dëmshpërblehen po ashtu për dëmin e shkaktuar.

“Zjarri ishte i përmasave të mëdha ku u përfshinë 4 familje, ku dy janë më të dëmtuara. Njërës orej familjeve i kemi gjetur shtëpi me qera dhe do i sigurojmë ushqim dhe veshmbathje. Grupi i emergjencave po punon për vlerësimin e dëmeve dhe Bashkia do ti mbështesë sa më shpejt që banesat të rindërtohen”, tha Xhakolli.

Zjarri masiv përfshiu banesat mbrëmjen e së shtunës. Përmasat e tij ishin të mëdha aq sa rrezikuan gjithë bllokun e pallateve, por falë punës së zjarrfikësve u arrit që zjarri të izolohej dhe fikej pa u përhapur më tej.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme