Google ADS

Fikje zjarri me autobot qumështi – marrin flakë disa shtëpi në Pogradec

16:22 | 29 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Mes hirit dhe trarëve që ende lëshojnë tym, kërkojnë çfarë mund të ketë shpëtuar.

Por shtëpive që u dogjën të shtunën në Pogradec u kanë mbetur vetëm katër muret.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por 6 familje thonë se humbën gjithçka kishin.

Ndaj zemërim tashmë kanë edhe ndaj zjarrfikësve.

“Nuk do kishte dëme nëse zjarrfikëset do kishin organizim”

Përballë akuzave shefi i zjarrfikësve thotë se ata bënë çfarë mundën me tre mjetet që kanë në dispozicion, ku njëri është i përshtatur dhe pësoi defekt.

“Ajo nuk është një zjarrfikëse e mirëfillte, por një autobot qumështi i dhuruar nga rezervat e shtetit dhe ne e kemi përshtatur duke i vendosur një pompë, që është e viteve 60. Gjatë punës pësoi defekt”

1 çift të moshuarish është akomoduar në hotel, ndërsa familjet e tjera janë vendosur pranë të afërmeve, duke refuzuar strehën e bashkisë.

Tashmë presin verifikimin e dëmeve dhe kompensimin e premtuar, edhe pse 2 katet që u dogjën nuk ishin të legalizuar.

Sipas policisë shkak për zjarrin u bënë shkëndijat e zjarrit të dala nga një prej oxhaqeve që më pas u përhapën duke djegur 6 apartamente dhe papafingot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme