Zjarrfikësit “luftë” me flakët në Fier, kërkohet ndërhyrje nga ajri

19:31 | 23 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Sot në qarkun Fier kanë qenë aktive 11 vatra zjarri, nga të cilat tre janë aktive aktualisht, në Marinzë, Peshtan dhe Darëzezë.

Të gjitha repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Albpetrolit janë të angazhuar për neutralizimin e flakëve, si dhe është kërkuar ndihmë nga bashkia Dimal.

Ndërkohë vatra më problematike mbetet Darezeza ku ndodhen tre mjete zjarrfikëse, dhe shumë forca vullnetare.

Në bazë të vlerësimit të situatës në këtë zonë, është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme