Zjarret në Tepelenë, procedohen penalisht tre shtetas

13:01 | 26 Korrik 2023
E.K

Zjarret janë kthyer në një shqetësim gjatë ditëve të fundit në vendin tonë. Në Tepelenë policia ka proceduar penalisht tre shtetas të cilët akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Sipas policisë ka nisur procedimi penal për shtetasit përkatësisht 66 vjeç dhe 69 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarr në vendin e quajtur “Hija e Korbit” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote.

Gjithashtu nën hetim është vënë edhe një 31 vjeçar për mirëmbajtësin e rrjetit elektrik pranë OSSh Memaliaj, pasi për shkak të neglizhencës në kontrollin e rrjetit elektrik është shkaktuar zjarr në një sipërfaqe toke, në fshatin Buz.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme