Google ADS

Zjarret në Shqipëri, shuhen të gjitha vatrat aktive në Peleshi

11:58 | 28 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Të gjithë vatrat aktive të zjarrit në vend janë neutralizuar duke bërë që aktualisht në vendin tonë të mos ketë asnjë vatër aktive.

Përmes një postimi në “Facebook” ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se shtatë vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit, janë shuar.

“Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta.

Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.

Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti.

Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë”,  njofton Peleshi./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme