Google ADS

Zjarret në Shqipëri: Rama bën apel për dënimin me 15 vite të zjarrvënësve

15:27 | 1 Gusht 2023
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se një tjetër zjarrvënës është arrestuar nga Policia e Shtetit.

Rama përmes një postimi në Facebook ka ripërsëritur apelin ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për zbatimin e ligjit i cili, siç tha ai, parashikon deri në 15 vite burg, shkruan Arbresh.info.

“Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh.”, shkroi Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme