Në orët e mbrëmjes kanë vazhduar vatrat problematike të zjarrit në Gjirokastër.
Në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër, ka një rënie të intesitetit të zjarreve megjithatë flakët vazhdojnë të djegin masive me pisha dhe kullota duke përhapur tym dhe smog.
Problematike në orët e mbrëmjes është rishfaqja e flakëve në Parkun e Viroit. Zjarri është rikthyer në periferi të parkut ku ndodhet edhe një lagje e banuar me rreth 50 shtëpi.
Shërbimi zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre zjarri si dhe evitimin e rrezikut për banesat./Euronews
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...