Dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 të Forcave Zjarrfikëse të Greqisë po asistojnë në operacionin për shuarjen e zjarrit në Bashkinë Dropull.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla me anë të një postimi në Facebook.
“Dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 të Forcave Zjarrfikëse të Greqisë po asistojnë në operacionin për shuarjen e zjarrit në Bashkinë Dropull”, ka shkruar Balla.
Prej disa ditësh Bashkia e Dropullit dhe Finiqit po përballet me zjarre masive, të cilat janë përhapur me shpejtësi.
Gjatë pasdites së djeshme ka pasur përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh në Dropull dhe në fshatin Kardhikaq në Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.
Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon si pasojë e ndryshimit të shpejtësisë së erës.
Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar po ndihmojnë në shuarjen e flakëve, ndërsa janë shtuar në këtë aksion edhe tre mjete zjarrfikëse të FA./Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?