Zjarret në pyllin me pisha në Drenies të Patosit vijojnë të jetë aktive ditët e fundit.
Forcat zjarrfikëse të Patosit dhe Fierit kanë qenë afër zonës, ku po digjen sipërfaqe të mëdha me pyje, në përpjekje për të shuar flakët.
Ata kanë punuar në kushte të vështira, për shkak të situatës së rënduar, duke bërë që ndërhyrja nga ajri të kryhej në disa raste të domosdoshme. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe është përhapur edhe në zonën e Mallakastrës.
Flakët vijojnë të përparojnë edhe në drejtim të Lofkendit në Mallakastër dhe në pyllin me pisha të Vloshit, ndërkohë që këto janë zona të thella ku mungojnë rrugët.
Deri më tani është djegur një sipërfaqe me më shumë se 100 hektarë pishë e butë./tch/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...