Një i mitur shqiptar ka vdekur si pasojë e një zjarri në qendrën komunitare për të mitur në Itali.
17-vjeçari shqiptar humbi jetën si pasojë e intoksikimit nga zjarri që shpërtheu gjatë natës në qendrën në Udine.
Shkaqet e zjarrit të rënë rreth orës 02:30 janë ende të paqarta.
“Viktima është një djalë 17-vjeçar, një i ri shqiptar që kishte rreth një vit me ne dhe ishte vërtet një djalë shumë i mirë. Ne të gjithëve na është thyer zemra. Tani po përpiqemi të kuptojmë se çfarë e shkaktoi një zjarr kaq të rëndë”, tha menaxheri i komunitetit Michele Lisco.
Si pasojë e flakëve janë plagosur edhe dy të tjerë, një 16-vjeçar me kombësi ganeze ndodhet në gjendje të rëndë në qendrën e djegieve në Verona, ndërsa tjetri një operator i strukturës, po trajtohet në spitalin Santa Maria della Misericordia në Udine me lëndime të lehta.
Zjarri tashmë është shuar plotësisht dhe është nën kontroll. Hetimet po kryhen nga Karabinierët e Compagnia di Udine, të cilët kanë mbledhur tashmë dëshminë e menaxherit dhe po dëgjojnë nga persona të tjerë për të rindërtuar me saktësi dinamikën e fakteve. /A2
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...
73 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
Kanosi me armë zjarri përmes rrjetit social, arrestohet i dy...
Sekuestrohet një boks hekuri dhe një revole në Ferizaj, poli...