Zjarr i nisur në një automjet ka tronditur në mes të natës, banorët e një lagjeje pranë qendrës së qytetit Fier. Zjarri ka përfshirë në seri dhe disa makina të tjera të parkuara pranë banesave dhe pallateve. Policia ndodhet atje dhe po largon banorët, raporton noa.al.
Gjithçka ka ndodhur pak para mesnate, rreth orës 23:50, në lagjen “15 Tetori” Fier. Raportohet se në bodrumin e një pallati ku ka të parkuara mjete, në një automjet ka rënë zjarr e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe disa mjete të tjera.
Në vendngjarje ndodhen punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH dhe ambulanca dhe po punohet për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë Fier dhe të FNSH po vijojnë me shpejtësi evakuimin e banorëve nga pallati.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. /noa.al/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës