Një mobileri në qytetin e Pogradecit është përfshirë nga flakët. Burime pranë shërbimit zjarrfikës të këtij qyteti bëjnë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 00:30 minuta të ditës së sotme, në afërsi të fshatit Rëmenj, pak kilomentra nga Pogradeci.
Pas 4 orësh është bërë e mundur izolimi i flakëve të zjarrit. Sipas të njëjtit burim, thuhet se dëmet kanë qënë të mëdha, por nuk ka patur pasoja në njerëz.
Për fatin e mirë, ndërhyrja në kohën e duhur e mjeteve zjarrfikëse ka arritur të bëjë të mundur izolimin e flakëve, pa shkuar tek banesat të cilat ndodheshin fare pranë godinës së mobilerisë, përfshi edhe shtëpinë e pronarit të saj.
Për pasojë, janë shkrumbuar një pjesë e konsiderueshme e makinerive si dhe lëndë drusore dhe mobilje të ndryshme.
Dëme jo të vogla ka pësuar edhe godina e kësaj mobilerie. Ndërkohë, grupi i hetimit po heton për shkaqet e këtij zjarri, i cili paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga një shkëndijë elektrike. /euronews