Një garazh në Tiranë, në zonën e Astirit u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Si pasojë e flakëve u lënduan 8 persona.
Përmes një njoftimi, policia jep detaje mbi ngjarjen, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.
Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/
Mbërrin zarfi në shtëpi, Vëllai i Madh dënon banorët
Shoqata e Prokurorëve i reagon deputetit Muja: Dënojmë çdo p...
Arrestohet i dyshuari tretë që kërkohej për disa vjedhje të ...
Osmani takon ambasadorin Wood, flasin për paqen dhe sigurinë...
Tri ndeshje dënim nga klubi për sjellje të pahijshme – Mërgi...
VV-ja shpenzoi mbi 351 mijë euro për tre muaj, pagoi edhe pë...