Zjarr në një banesë në Gjirokastër, dyshohet e qëllimshme

23:46 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Cfake”, në Gjirokastër. Gazetari Orges Sako, raporton për abcnews.al se banesa është në pronësi të N.P,.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja. Kjo e fundit ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve, shkruan abcnews.al.

Paraprakisht dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Mësohet se fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme