Zjarr në malin e Shëngjinit, afër depozitave të karburantit

20:30 | 25 Shkurt 2019
Arbresh.info

Një vatër zjarri është shfaqur gjate orëve të mbrëmjes së sotme në malin e Shëngjinit pranë lagjes ‘Sake’.

Zjarrfikësit janë vendosur pranë bizneseve dhe banesave, ndërsa deri tani nuk ka rrezik.

Poshtë vatrës se zjarrit ndodhen dhe disa depozita karburanti, por fatmirësisht nuk kanë karburant brenda.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme