Zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjes ka marrë përmasa të mëdha.
Policia njoftoi mbrëmjen e kësaj të marte se ka evakuuar banorët nga banesat që mund të rrezikohen si pasojë e flakëve.
Po ashtu është bërë i mundur identifikimi i zjarrvënësit.
Ai quhet Ramadan Zoga, 58 vjeç.
Policia thotë se ai ka ndezur një zjarr për të djegur mbeturinat.
Mirëpo flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në këtë fshat.
“Në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit”, njoftoi policia.
Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar./tvklan.al/
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj