Zjarr në katin e nëntë të pallatit, shpëton i moshuari i verbër në Fier

10:01 | 16 Janar 2024
A Z

Një zjarr ka rënë gjatë natës në katin e 9-të të një pallati shumëkatësh në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:30. Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.

Fatmirësisht zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit për shkak të tymit që u shpërnda me shpejtësi.

Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe shpëtuan të moshuarin. Ndërkohë menjëherë ne vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

I moshuari i cili jeton i vetëm në banesë u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekësor. Si pasojë e zjarrit u shënuan dëme të vogla materiale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme