Një zjarr ka rënë në kodrat e ullishteve midis fshatit Karbunarë dhe Balaj. Dhjetëra hektarë sipërfaqe janë shkrumbuar totalisht nga flaket ndonëse në terren janë. Dy zjarrfikëse të Lushnjes dhe dy nga Divjaka dhe Patosi. Flakët e zjarrit kanë djegur plotësisht tokat e kultivuara me ullinj shkurre e bar të thatë, por edhe nga fondi pyjor.
Edhe në këtë rast zjarrfikësit kanë luajtur rolin e vëzhguesit nga rruga nacionale pasi e kanë pasur të pamundur të hyjnë në terrenin e vështirë malor dhe pa rrugë komunikuese. Uniformat blu paraprakisht kanë njoftuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe ka nisur rreth mesditës. Dy mjete të vogla që manovruan ne zone kanë shmangur rrezikun në antenat e transmetimit dhe pranë banesave.
Megjithëse janë ndaluar nga policia disa persona për zjarrvënie ditë më parë ende nuk ndalet vala e zjarreve kryesisht në zonën kodrinore të bashkisë Lushnje. Vetë banorët dhe trupa e zjarrfikëse me mjete rrethanore janë munduar të mbajnë larg flakët nga pronat e tyre ndërsa zjarri ka djegur çka ka gjetur përpara. Vatrat re zjarrit aktualisht janë izoluar dhe janë vënë nën kontroll dhe zjarrfikësit janë në pritje për të parë mos ka riaktivizim ndërsa demi material ne drufrutore është i pallogaritshëm.
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...