Një zjarr ka përfshirë një servis makinash, në Rrushbull të Durrësit, pasditen e kësaj të shtune.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 5 makina zjarrëfikëse të cilat kanë bërë të mundur izolimin e përhapjes të mëtejshme të flakëve.
Policia ka evakuuar zonën përreth servisit dhe kanë marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe moslejimit të asnjë automjeti në afërsi të vendngjarjes.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2020, rreth orës 19:55, në Rrushbull, sa kalon shinat e trenit, ka rënë zjarr në një servis për shitje pjesë këmbimi për automjete.
Në vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse ku aktualisht është bërë e mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Durrës po evakuojnë banorët përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë.
Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit të përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë servis.
Vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...