Në çerdhen nr. 14 në Tiranë, në lagjen “Ali Demi”, pas orës 4.00 të mëngjesit ka shpërthyer zjarri. Shkak ka qenë shpërthimi i gazit në dhomën ku ishin vendosur bombulat e gazit.
Fatmirësisht, çerdhja ka qenë e mbyllur dhe nuk ka pasur fëmijë në atë orar dhe dëmet kanë qenë materiale. Policia e zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë shuar shuar flakët. Por, ngjarja ka ngjallur panik tek prindërit e fëmijëve, kryesisht banorë të zonës, pasi kanë mësuar ngjarjen.
Informacioni paraprak nga Policia e Shtetit:
Më datë 16.08.2018, rreth orës 4:57, në rrugën “Ali Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi./syri.net
Niko Peleshi: uvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbës...
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...