Zjarr masiv në një sipërfaqe pyjore në Elbasan

12:44 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në fshatin Gur i Zi në Elbasan.

Terreni e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete të zjarrfikësve. Aktualisht po punohet me mjete rrethanore për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Banorë të zonës kanë ardhur në ndihmë gjithashtu, por sipërfaqja e zjarrit sa vjen dhe zgjerohet. Kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme