Një vatër zjarri u vërejt sot pranë masivit të pishave në hyrje të Gjirokastrës pranë liqenit të Viroit.
Zjarri që mendohet të jetë i qëllimshëm është vendosur në dy territore pranë njëri-tjetrit. Për shkak të bimësisë së dendur dhe të thatë dhe pranisë së shkurreve, favorizuar edhe nga era, zjarri po përhapet me shpejtësi duke marrë përmasa të mëdha.
Në vendngjarje janë të gjithë efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës, të ndarë në dy grupe. Njëri grup po lufton me flakët që po vijnë në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër po punon për shuarjen e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë. Situata është e vështirë dhe është kërkuar ndihmë edhe nga ajri.
Situatës pritet t’i bashkohen forcat vullnetare dhe efektivë të ushtrisë./TCh
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën