Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Dhërmi, Flakët kanë përpirë sipërfaqe me pemëtari dhe ullinj, ndërsa era e fortë në zonë favorizon përhapjen. Si pasojë e flakëve, rrezikohet edhe një numër banesash.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë edhe banorët, që po bëjnë të pamundurën për të izoluar flakët dhe të mos lejuar hapjen e mëtejshme të tij.
Raportohet se në vendngjarje ka mbërritur edhe një helikopter, që po punon për shuarjen e flakëve. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shkruan se Forcat e Armatosura, Agjencia dhe Mbrojtjes Civile janë të gatishmëri.
“Helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin e rënë këtë pasdite në Dhërmi. Për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët. U bëjmë thirrje të gjitha strukturave vendore të ndërhyjnë menjëherë kur vënë re vatra zjarri për të mos lejuar që ato të përhapen në terren më të gjerë. FA, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë në çdo rast, kur kërkohet ndihma e tyre”, shkruan Peleshi./ rtsh.al /
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...