Google ADS

Zjarr i madh në Vlorë, era e fortë rëndon situatën

22:38 | 15 Mars 2025
Q L

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas të Vlorës.

I ndihmuar dhe nga era e fortë, zjarri po përparon me shpejtësi.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur mjetet e zjarrfikëses dhe forca për të bërë të mundur shuarjen.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të erërave të forta.

Drejt zonës ku është zjarri në afërsi te fshatit Tragjas janë nisur tre mjete të zjarrfikësve dhe 12 punonjës.

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, deri tani nuk ka raportim për rrezik banesash apo godina të tjera, veçse ullishte, shkurre dhe pemtari.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm