Zjarr i madh në një stall në Pukë, digjen disa krerë bagëti

20:24 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një stallë bagëtish është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Gjegjan të Pukës.
Mësohet se zjarri ka rënë në stallën e bagëtive në pronësi të Nikoll Ndocit dhe si pasojë e flakëve janë djegur disa krerë bagëti.

Shërbimi zjarrfikës i Pukës është nisur drejt vendit të ngjarjes për neutralizimin e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit./balcanweb/

https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1560170857365199/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme