Google ADS

Zhvillimet politike në Shqipëri, Spiropali takim me presidentin Begaj

13:36 | 3 Tetor 2024
E.K

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali po zhvillon një takim në Presidencë, ku është takuar me presidentin Bajram Begaj.

Nuk dihen ende arsyet e takimit të Spiropalit me presidentin e Shqipërisë Begaj, por në fokus do të jenë edhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Opozita nuk ka lejuar zhvillimin normal të dy seancave të fundit plenare, ndërsa ka shkaktuar kaos në ambientet e institucionit.

Dhuna e ushtruar në Kuvend nga opozita ka sjellë edhe reagimin e ambasadave të SHBA-BE dhe Britanisë së Madhe në Tiranë duke bërë apel për dialog konstruktiv mes palëve dhe shmangien e akteve të dhunshme.

Gjithashtu ky takim vjen në një kohë kur Shqipëria pret hapjen e negociatave të grup kapitujve të parë për integrimin, të njohur si Themeloret dhe pas dy javësh do mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE./rtsh.al/

Të ngjashme