Google ADS

Zhvatja e qytetarëve të BE nga Call Center, Hoxha: Policia ka qenë në dijeni

23:27 | 3 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Një skandal ka dalë në dritë përgjatë ditëve të fundit ku Call Center në Shqipëri mashtrojnë qytetarët e BE-së duke u zhvatur para, teksa u premtojnë se do të fitojnë miliona në Bitcoin.

Në studion “Bardh a Zi”, gazetari Artan Hoxha se favorizimi i tyre nga ana e policisë bëhet edhe për shkak ta pagave më të cilat ato paguhen. Hoxha u shpreh se është e pamundur të jetë në punë një Call Center me 500 punonjës pa dijeninë e policisë.

“Akuzat e mëparshme lidhen me njëra tjetrën. Një polic i paguar keq është i detyruar të kërkojë një punë të dytë. Nuk mund të jenë truprojë të lokaleve ku konsumohen lëndë narkotike sepse kërkojnë lidhje. Nuk mund të ndërtoj unë një Call Center ku kam brenda 500 punëtor dhe nuk e di SPZ e zonës.
SPAK reagoi më në fund pas një urdhri të drejtorit të përgjithshëm. Përdoret territori shqiptar për të mashtruar qytetarë të BE. Me ato para korruptohen pjesëtarë të institucioneve tona. Emra nga policia ka pasur, ka dhe do ketë. Por nuk duhet të jenë selektivë. Emrat nuk kanë shkuar në prokurori. Në territorin e komisariatit nr. 4 gjenden 12 call center. Në QKR është regjistruar vetëm njëri”, u shpreh Artan Hoxha.

Ndërsa ish-zyrtari i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi u shpreh se nëse nuk arrestohen ata që kanë marrë përsipër stimulimin e Call Center atëherë kjo do jetë zhurmë koti. Ai tha se shefat e komisariateve i kanë të përcaktuar zonat ku marrin rrogën e dytë, përmendur një rast shkelje të kryer nga SHÇBA në Shkodër.

“Po nuk u arrestuan ata që kanë marrë përsipër mbrojtjen dhe stimulimin e Call Center kjo do jetë zhurmë koti. Abuzohet me fonde publike dhe policia nuk ka kurajo të fillojë procedim penal se nuk e le shefi. Shefat e komisariateve i kanë të përcaktuar lokalet ku marrin rrogën e dytë. Kam thënë që di një rast që SHÇBA kanë shkuar në Shkodër, kanë pasur objekt për të prishur tre sera me drogë dhe kanë rënë dakord për të prishur vetëm njërën”, deklaroi Prençi.

Zv/ drejtori i Policisë Albert Dervishaj tha se po kryhen verifikimet e ligjshmërisë Call Center.
“Për call center është marrë një detyrë për të verifikuar ligjshmërinë e tyre dhe në bashkëpunim me prokurorinë do vazhdojnë procedimet. Punonjësit e policisë që punojnë me mish dhe shpirt dua t’i përgëzoj për punën që bëjnë dhe të mos cenohen nga akuza të tilla që mund t’i frenojnë në kryerjen e detyrës. Ata sakrifikojnë për garancinë dhe rendin publik”, tha Dervishaj. /Abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme