Dy adoleshente shqiptare, shoqe me njëra-tjetrën rezultojnë të zhdukura në Angli.
Ato kanë më shumë se një javë që kanë humbur kontaktet me familjet e tyre, raportojnë mediat e huaja.
Grisilda ‘Risa’ Dauti, 14 vjeç, humbi kontaktet me të afërmit më 14 Janar, ndërsa Gabriela ‘Bela’ Shenbitrasi, 17 vjeç, u pa për herë të fundit para 10 ditësh. Policia në Cardiff nxorri në Twitter fotografitë e të dyja vajzave dhe bëri thirrje për këdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre të informojë autoritetet.
Dy vajzat shqiptare thuhet se kanë miq dhe shoqëri në të gjithë Londrën, duke përfshirë Barking, Thornton Heath, Stratford dhe Croydon. Policia britanike bën apel për këdo që ka informacion mbi dy të rejat shqiptare të telefonojë në numrin 101 ose te numri 004975./abcnews
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...