Pas një lajmi botuar në një faqe anonime në Itali se në Shqipëri janë zhdukur 1300 kontejnerë me armë kimike, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme.
E pyetur nga “Panorama”, Prokuroria e Përgjithshme thotë se nuk ka asnjë hetim lidhur me sa pretendohet në shkrim. Gjithashtu, në atë shkrim citohej Drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti, i cili supozohej se kishte nisur hetimet për zyrën e Kryeministrit Rama pas takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Por kjo sipas Prokurorisë është e pavertëtë. “Nuk ka ndonje hetim lidhur me sa pretendohet ne nje shkrim te shperndare pasditen e sotme, lidhur me hyrje te mundshme ne menyre te paligjshme te konteniereve me mbeturina.
Gjithashtu, ne takimin ndermjet Prokurorit te Pergjithshem, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit te Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk eshte diskutuar nje ceshtje e tille”, thotë Prokuroria e Përgjitshme për “Panoramën”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...