Familjarët e dy personave të zhdukur në Sarandë, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhorit, kanë mbajtur këtë të martë një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Me pankarta në duar, ku janë fytyrat e dy personave të zhdukur, familjarët kërkojnë një përgjigje nga policisë në lidhje me fatin e të afërmve të tyre.
Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka planifikuar një takim me tre prej familjarëve të personave të zhdukur, ku pritet t’i informojë ata në lidhje ecurinë e hetimeve.
Në lidhje me zhdukjen e dy personave është arrestuar 28-vjeçari Sofokli Baxheri, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.
Hetimi ka provuar se i arrestuari është njeriu që u ka dhënë shtëpinë me qera autorëve në fshatin Nivicë të Himarës, ku u gjet makina “Benz-Mercedez”, me të cilën dyshihet se u rrëmbyen dy personat.
Dyshohet se shkak për rrëmbimin e tyre mund të jetë bërë konflikti për një truall në fshatin Çukë në afërsi të Sarandës.
Familjarët kanë zhvilluar dhe kërkime private në fshatin Vrinë, ku janë lokalizuar dhe tabulatet e fundit të telefonave të tyre. Familjarët dyshojnë se ata janë vrarë dhe janë groposur në këtë zonë.
Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, i dënuar disa here ishte i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje. /Telegrafi/
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...