Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon që të jetë në qendër të opinionit publik.
Pak javë më parë emisioni ‘Pa Gjurmë’ publikoi foton se si mund të jetë Bleona aktualisht, 16-vjeçe, ndërsa sot zbulon detaje të reja. Qamile Mata e akuzuar nga Bukurie Mata, si njëra nga pesë vajzat që kishte gisht rrëmbimin e vajzës së saj thotë se vërteta është krejt ndryshe dhe shton se është gati që të përballet me nënën.
Ndërsa babai i Qamiles, Pasurim Mata shprehet se personi që e ka rrëmbyer vajzën ka qenë i dashuri i Bukurie Matës, pasi sipas tij, ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, fryt i së cilës ka qenë edhe Bleona. Pasurim Mata thotë se i dashuri i mori vajzën Bukurie Matës, pasi kjo e fundit nuk pranonte që të dilte në takim. Pas vitit 2010 kur u denoncua ngjarja që vijon ende të jetë e pa zbardhur, Bukurie Mata u divorcua nga bashkëshorti.
Intervista me Pasurim Matën
Pasurim Mata: Ajo i ka bërë edhe në prokurori, gjykatë dhe polici dhe vajza (Qamilja) nuk ka asnjë lloj faji. Turpi është se ajo një moshë ishte me atë, si Bleona 6-vjeçe apo Qamilja 13-vjeçe, ka ikur pas ajo vajza. Vetëm tek ajo (nëna), të gjitha janë fajet.
Cfarë dyshohet se e ka marrë një person tjetër?
Pasurim Mata: Po! Edhe që ka pasur lidhje me atë
Por si e ka emrin?
Pasurim Mata: Por nuk e di. Nuk kam lënë vend pa e kërkuar dy vite, unë e kam rritur më tepër atë vajzë. E kam larë e kam vendosur në gjumë, ajo hiç me e ditur nëse ka pasur vajzë apo jo. Ta kisha gjetur kush është kisha marrë armën dhe e kisha hequr. Burrnore, por nuk e di ku është
Pse dyshohet se e ka marrë ai?
Pasurim Mata: Dyshohet. Se nuk dilte në takim me atë dhe i mori vajzën dhe ajo do të vijë pas. Kjo është pika kyçe, që ka pasur lidhje me atë, nuk ka dalë takim dhe njatjeta…
Bleona ka baba tjetër biologjik, jo Zamirin?
Pasurim Mata: Tjetër. Ka qenë tip i lëvizshëm ajo. Emrin e Qamiles ma hiq nga lista se boll 9 vite se e luajtët nga mend
Intervista me Qamile Matën
Qamile Mata: Cdo ditë jeni duke më përmendur emrin. Të lutem mos më nxirrni probleme me burrin. Kanë kaluar 9 vite dhe prej 2 vitesh jam e martuar. Ju gjeni cikën, nuk keni punë me mua. Nëna le të vijë me mua aty LIVE, jo të më përmendë emrin. Ju e dini fort mirë. Bukuria po shpif. Unë nuk kam asnjë faj në atë punë. Ajo erdhi pas meje, unë nuk kam asnjë faj në atë punë
Ku e çove vajzën?
Qamile Mata: Ajo erdhi pas meje, si mbaj mend gjërat fort mirë. Unë jam e martuar kam një djalë, ju lutem mos më prishni martesën. Mos më përmendni emrin. Unë kam punë vetëm me policinë dhe policia i di të gjitha gjërat. Ditën e mirë, kalofshi mirë.
Vizita shtetërore e Kuvendit të Shqipërisë, policia njofton ...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s